Interi shpëton nga Sanchez, kiliani gjen ekip të ri

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 28.07.2022, 15:57

Interi mund të shpëtojë më në fund nga Alexis Sanchez dhe rroga e tij e lartë.

Kiliani është shumë pranë kalimit te skuadra e Marseille në Francë.

Futbollisti është gati ta shkëpusë kontratën me Interin, në mënyrë që të kalojë tek ish-kampionët francezë.

Prej kohësh, zikaltrit nuk e kanë në plan për të vazhduar me kilianin, pasi nuk e llogarisin pjesë të planeve për sezonin e ri.

Ky transferim pritet të kryhet me parametra zero, në rast të dakordimit të lojtarit me klubin aktual për shkëputjen e kontratës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit