Barcelona duket se e ka seriozisht sa i përket idesë për kthimin e Lionel Messit në “Kamp Nou” dhe se tashmë këtë kthim nuk e kërkojnë vetëm ata, por edhe trajneri Xavi Hernandez.
E përditshmja katalanase “Sport” bën të ditur se trajneri i Barcelonës ka folur me Laportën dhe i ka kërkuar atij që të nisë punën për kthimin e Messit në Katalonjë, jo në edicionin aktual, por në verën e ardhshme.
Mesi ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2023, me të drejtën e zgjatjes për një tjetër edicion, por gjithmonë nëse të dy palët bien dakord. Ndaj në verën e ardhshme ai mund të jetë lojtar i lirë për t’u kthyer te Barcelona.