Haller me tumor, Dordmundi hedh sytë nga Suarez

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 20.07.2022, 18:34

Luis Suarez mund të vazhdojë të luajë në Evropë pas përfundimit të aventurës së tij te Atletico Madrid.

Sipas Sky Sport, agjentët e sulmuesit uruguaian kanë kontaktuar me Borussia Dortmundin për t’ia ofruar si përforcim këtë verë sulmuesin uruguaian.

Skuadra gjermane sapo ka humbur zëvendësuesin që kishte gjetur për Erling Haaland, pasi Sebastian Haller që erdhi nga Ajax Amsterdami ka tumor në testikuj dhe i duhet një kohë që të trajtohet.

Suarez kërkon të qëndrojë në Evropë, dhe një aventurë e re në Gjermani, mund të ishte ideale për uruguaianin.

Nga ana tjetër, edhe drejtuesit e Dordmund e shohin si alternativë serioze Suarezin, pasi besojnë te eksperienca e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit