Itali/ Humbi kontrollin e makinës, vdes në aksident një i ri shqiptar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.07.2022, 17:49

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Foligno, në Umbria të Italisë. Viktima është një 36-vjeçar shqiptar për të cilin mediat fqinje japin vetëm inicialet (D.G), rezident në Foligno.

I riu shqiptar humbi kontrollin e makinës së tij në rrethana ende të paqarta dhe u përplas me murin e një nënkalimi.

Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, për 36-vjeçarin nuk qe e mundur të bëhej asgjë. Nga përplasja ai përfundoi jashtë automjetit dhe vdiq në vendngjarje.

Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit