Shqiptari humbi jetën në aksidentin në Itali, miqtë e tij: Zemra qan nga dhimbja, nuk na besohet

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.07.2022, 12:17

Një aksident u regjistrua mëngjesin e djeshëm në Itali, ku një aksident i mori jetën një 32-vjeçari shqiptar në Torino.

Në Corso Regio Parco pranë varrezave monumentale të Torinos , Olti Hysenaj është përplasur me një shtyllë teksa po lëvizte me automjetin e tij, e më pas me një pemë, duke marrë plagë të rënda , që kanë rezultuar fatale për të.

Vdekja e shqiptarit ka prekur shumë njerëz e sidomos ata që e njihnin nga afër. Miq dhe të afërm të Olti Hysenaj kanë shprehur hidhërimin e tyre për vdekjen e të riut edhe më anë të shkrimeve në profilin e tij në “Facebook”.

Ata shprehen se nuk mund ta besojnë se miku i tyre është larguar përgjithmonë.

“U prehsh në paqe shoku im! Jeta është fatkeqësisht e padrejtë! Akoma nuk më besohet!”, shkruan një mik i tij në një postim në “Facebook”

“Zemra ime qan nga dhimbja, ishim fëmijë me zemër të pastër dhe me vullnetin për të ndryshuar botën për më mirë. Allahu të mëshiroftë!”

“U prehsh në paqe vëlla! Ngushëllime familjes! Nuk kam fjalë…”

“Do më mungosh shumë shoku im!”

Me këto shkrime miqtë e 32-vjeçarit kanë shprehur ngushëllimet për familjarët e tij dhe kanë treguar se do ia ndiejnë mungesën mikut të tyre. Ata e quajnë të pabesueshme dhe të padrejtë faktin që njeriu i tyre i dashur nuk do jetë më mes tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit