Zjarri tek “Materniteti i Ri” tek lagja e Albano Bogdos/ “Zjarrfikësi hyri mes flakëve të shpëtonte foshnjen”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.07.2022, 07:38

Sipas raportimeve për JOQ Albania, zjarri i madh i ndodhur në një banesë pranë “Maternitetit të Ri” në Tiranë i mori jetën një foshnjeje.

Të tjerë persona që i ndoqën zhvillimet e ngjarjes raportuan se ngjarja ndodhi në lagjen e aktorit shqiptar Albano Bogdo. Ky i fundit ishte futur Live në TikTok për të rrëfyer ngjarjen.

Sipas raportimeve të Bodgos, foshnja u shpëtua nga një zjarrfikës i cili hyri mes flakëve pa rroba për ta nxjerrë. Pasi u nxor nga banesa, foshnja rreth 6-muajsh shfaqi probleme të rënda asfiksie.

Megjithëse u dërgua me urgjencë në spital nuk mundi të mbijetonte dhe për pasojë ndërroi jetë tragjikisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit