“Një djalë e tërhoqën zvarrë dhe e shtypën”, dëshmitari rrëfen masakrën e shqiptarëve në Greqi: Dëgjuam zhurma

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.07.2022, 18:35

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë mbrëmjen e kaluar pasi pak pas orës 21:30 të në Kato Patisia ka ndodhur një përplasje mes 7 personave shqiptarë ku tre persona kanë humbur jetën dhe dy policë janë shtruar jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës. Një dëshmitar okular i cili është banor i zonës dhe ndodhej në shtëpi ka treguar për mediat greke momentin kur janë dëgjuar të shtënat.

Na kapi paniku. Dëgjuam shumë zhurmë, dolëm në ballkon dhe zbrita për të parë se çfarë po ndodhte. Hapa me kujdes derën poshtë dhe pashë një djalë të shëndoshë me këmishë të verdhë me pistoletë në dorë, por nuk munda të shkoja më tej sepse kisha frikë. Më pas disa shokë e futën në makinë dhe u larguan. Në rrugicën pranë ku banoj, pamë një djalë që e kishin tërhequr zvarrë dhe thanë se dikush i kaloi sipër me makinë dhe e shkeli. E pamë të gjakosur.

Sipas policisë greke në momentin e përleshjes, drejtuesi i një makine Mercedes ka qëlluar me armë shoferin e një motoçiklete duke e plagosur rëndë. Pas kësaj babai i viktimës i është përgjigjur dhe ka plagosur për vdekje autorin. Babai i drejtuesit të motoçikletës po e ndiqte me një makinë Audi dhe pasagjeri i tij, teksa vraponte për t'u fshehur, u plagos nga një makinë që kalonte.

Në të njëjtën kohë, një tjetër person i cili ka qenë duke hipur në Mercedes është larguar nga makina. Menjëherë pas kësaj, ai ka ndaluar një shofer kalimtar dhe nën kërcënimin e armës ka marrë mjetin e tij dhe është larguar. Policia ka arritur të identifikojë burrin e arratisur nga Kato Patisia në Agioi Anargyros. Por gjatë arratisjes autori ka plagosur dy policë dhe në fund u plagos për vdekje policia e cila iu kundërpërgjigj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit