Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se ka ardjur koha që Qeveria të sigurojë energjinë e për këtë familjet shqiptare do faturohen më shumë.
Nisur nga muaji shtator, fasha e energjisë do të jetë 800 kilovat/orë. Ata që do të konsumojnë mbi 800 kilovat/orë energji do të paguajnë më shumë.
Ajo deklaroi se diçka e tillë duhet bërë sa më shpejt dhe ishin konsideruar edhe muajt e verës. Për Ballukun kjo gjë bëhet për të bërë sensitiv abonentin.
Konsumi i energjisë elektrike do të vilet nga drejtori i OSHEE Ardian Çela.
“800 kilovat/orëshi fillon dhe quhet një konsum mbi normalen. Kështu që besoj kjo do jetë fasha, është diçka që e kemi menduar që duhet të bëhet shpejt. Nëse jo brenda Verës, do të bëhet në fillim të Shtatorit, por padyshim ka ardhur koha që patjetër qeveria duhet të sigurojë energjinë, është shumë e rëndësishme që ne mos të rrisim çmimin për abonentin por nga ana tjetër duhet që të ketë një sensitivitet nga ana e çdo përdoruesi të energjisë elektrike, e çdo abonenti për të qenë të kujdesshëm dhe për të ruajtur sa më shumë energjinë jo vetëm për shkak të çmimeve por edhe për shkak të mungesës që ka në treg”, tha ndër të tjera Balluku.