Prezantuesja shqiptare: Veriorët janë analfabetë të adhurueshëm! S’dinë të shkruajnë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.07.2022, 13:14

Erjola Doçi është një prej moderatoreve shqiptare më të komentuara të momentit. Deklaratat e saj të fundit publike në media kanë ngjallur polemika të shumta tek përdoruesit e rrjeteve sociale.

Doçi u komentua shumë për “krehjen e këmbëve” me një furçë të veçantë dhe një mori kremrash që përdor, që sipas saj kapin vlerën mbi 2000€.

Ndaj moderatores janë hapur edhe profile denigruese në emër të saj në rrjetin social TikTok, ku e ironizojnë për deklaratat e saj kontraverse.

Së fundmi moderatorja ka bërë një koment mbi veriorët, që nuk është pritur shumë mirë. Pavarësisht se është vetë nga Kukësi, ajo i ka quajtur ata “analfabetë të adhurueshëm që nuk dinë të shkruajnë apo të flasin”…

Komentet kundër Doçit në rrjetet sociale, mbi këtë batutë kanë kapur majat…

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit