Policia e Elbasanit dhe Librazhdit dështojnë sërish: Të rrezikshmit lëvizin lirisht, kalojnë para patrullave dhe nuk ndalen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.06.2022, 22:37

Policia e Elbasanit dhe Librazhdit kanë dështuar sot më kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë. Në media thuhet se ky person i cili është edhe i shpallur në kërkim ka kaluar tre patrulla policie dhe nuk është kapur dot. Mësohet se automjeti me të cilin lëvizte ky person ka targa AB680AB dhe po kërkohet në çdo cep të qarkut të Elbasanit. Ka dyshime se brenda kësaj makine lëvizin edhe persona të tjerë me rrezikshmëri të lartë.

Në hyrje të Librazhdit një patrullë policie i ka bërë me shenjë mjetit për t’u ndaluar por mjeti ka shtuar gazin dhe ka filluar lëvizjen në drejtim të qytetit të Elbasanit. Pas kësaj forcat e policisë së Librazhdit kanë njoftuar Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, e cila ka angazhuar dy patrulla policie të cilat i kanë kërkuar sërish mjetit që të ndalojë, por është përsëritur e njëjta situatë, pasi makina nuk ka ndaluar.

Pas kësaj të gjitha forcat operacionale të Elbasanit janë angazhuar në kapjen e “të rrezikshmit” por pa sukses sërish pasi makina është zhdukur dhe “të rrezikshmit” vazhdojnë jetën e tyre të lirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit