Shet De Jong dhe merr Bernardo Silvën, Barcelona gati për super goditjen e merkatos

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 28.06.2022, 16:05

Frenkie de Jong mund të përfundojë te Manchester United. Skuadra angleze ka nisur një ofertë të re në drejtim të Barcelonës për mesfushorin holandez. ‘Djajtë e Kuq’ janë gati të ofrojnë 65 milionë euro+20 milionë të tjera bonuse.

Kjo shumë pritet të jetë e kënaqshme për Barcelonën. Katalanët do të tentjnë që me 85 milionë euro të bëjnë lëvizjen e tyre për të arritur Bernardo Silva, që dëshirohet nga Xavi. Paratë e De Jong dhe disa shtesë, bleugranët do t'i shfrytëzojnë për portugezin.

Mbetet të shihet nëse do të finalizohet një lëvizje e tillë, por gjasat janë të mëdha që De Jong të veshë fanellën e United dhe Bernardo Silva të transferohet në Spanjë te Barcelona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit