Nuk ka dyshime, Angel Di Maria është i Juventusit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 27.06.2022, 17:42

Pasi ka arritur akordin me Pol Pogba, Juventusi bëhet gati për një tjetër super goditje në merkat. Në Torino do të zbarkojë brenda pak ditësh edhe Angel Di Maria.

Konfirmimi final ka ardhur nga stafi i menaxherëve të 34-vjeçarit, të cilët në një komunikim me të përditshmen torineze “La Stampa” kanë konfirmuar gjithçka.

“Po flasim për detajet e fundit me Juventusin dhe besoj se nëse ato plotësohen do të vijë normalisht edhe firma e Angelit në kontratë. Jemi në mbyllje dhe besojmë se do të shkojë gjithçka shumë mirë”, raportohet të ketë thënë njëri nga menaxherët.

Argjentinasi do firmosë fillimisht për 1 vit, për të mos qenë i kushtëzuar nga një kohëzgjatje me e madhe dhe ka pranuar 7 milionë euro në sezon, ndërkohë që me një akord 2-vjeçar rroga pritej të ishte edhe më e lartë. Pritet zyrtarizimi në orët e ardhshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit