Levandovski me “valixhe në duar”, Bayerni i vendos çmimin përfundimtar

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 26.06.2022, 20:27

Robert Levandovski do largohet nga Bayerni dhe kjo është e sigurt. Polaku pret një transferim te Barcelona, por problem mbetet shifra që katalanasit duhet t'i paguajnë Bayernit.

Sipas “Sky Sport Germany”, bavarezët i kanë vendosur atij një çmim prej 60 milionë eurosh duke e nxjerrë kështu përfundimisht në merkato.

Pak ditë më parë Barcelona i ishte afruar gjermanëve me një ofertë prej 40 milionë eurosh dhe tani i duhet të negociojë për 20 milionët e diferencës për të transferuar Levandovskin në La Liga duke konkretizuar ëndrrën e madhe të merkatos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit