Goli më i bukur i Serisë A zgjidhet “perla” e Teo Hernandezit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 26.06.2022, 08:38

Kryevepra e Teo Hernandez, ndaj Atalantës ku Milani fitoi 2-0 është përzgjedhur si goli më i bukur i sezonit 2021-2022 në Serinë A.

Mbrojtësi francez përshkroi 95.3 metra me topin në këmbë, duke kaluar çdo kundërshtar që i dilte përpara dhe duke finalizuar me sukses një aksion të mrekullueshëm.

Një kryevepër e shpejtësisë, fuqisë dhe teknikës që elektrizoi 75,000 tifozët e pranishëm në San Siro.

Përveç bukurisë, ai gol ishte edhe shumë i rëndësishëm, pasi erdhi në javën e parafundit të kampionatit, në një ndeshje mjaft të rëndësishme.

Më poshtë, goli më i bukur në Itali për sezonin që sapo u mbyll:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit