Shkeli të drejtën e autorit, Dua Lipa përfundon në gjykatë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.06.2022, 16:47

Dua Lipa është një prej këngëtareve shqiptare më të njohura në të gjithë botën.

Ajo ka njohur vetëm sukses me këngët e saja dhe ka fituar një numër të madh personash që e adhurojnë muzikën e saj.

Mirëpo këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka përfunduar në dyert e gjykatës.

Sipas mediave të huaja shkak është bërë një foto e postuar në Instagram.

Fotografi Robert Barbera e ka hedhur në gjyq Duan me pretendimin se ka shkelur të drejtën e autorit duke e postuar këtë foto pa lejen e tij.

Fotoja për të cilën bëhet fjalë është shkrepur nga Roberti në korrik të 2018, ku Dua shfaqet e veshur me të zeza duke ecur në rrugë.

“Pa leje ose autorizim nga paditësi, i pandehuri zgjodhi, kopjoi dhe shfaqi vullnetarisht secilën nga fotografitë e mbrojtura nga e drejta e autorit të paditësit”, thuhet në padi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit