Banka Popullore rriti normën bazë të interesit nga 1.75 në 2%

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.06.2022, 18:26

Banka Popullore po shtrëngon sërish politikën monetare. BPM rriti normën bazë të interesit nga 1.75 në 2%, ndërsa rritje të butë ka edhe të normave të interesit për depozitat njëditore dhe atë shtatë ditore.

Kjo është hera e tretë që Banka Qendrore rrit normat e interesit. Norma bazë e interesit u rrit nga 1.25 për qind në 2 për qind në më pak se tre muaj.

Tani radhën e kanë Bankat komerciale. Hapat e tyre të ardhshëm mund të priten pas disa javësh. Zakonisht në fillim rriten normat e interesit të depozitave, e më pas të kredive.

Qytetarët duhet të kenë parasysh se kreditë me norma fikse vështirë se do të shtrenjtohen, por ato me interesa të ndryshueshme, për to do të paguajnë këste mujore më të larta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit