Uli Hënes: Levandovski qëndron te Bayerni

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 09.06.2022, 13:51

Presidenti i nderit të Bajernit, Uli Hënes, ka thënë fjalën e tij në lidhje me largimin e mundshëm të Robert Levandovskit, ndërsa ka premtuar se klubi do të bëjë blerje të bujshme, duke synuar të kapë majën. Sipas tij, polaku nuk do largohet dhe është pjesë e rëndësishme e skuadrës.

Ai tha:

Mendoj se skuadra po punon shumë intensivisht dhe ekziston një shans i madh që të kemi një skuadër tërheqëse sezonin e ardhshëm, bashkë me Robert Levandovskin. Nuk ka shkuar ashtu siç Leva dhe agjenti i tij në veçanti do të donin për momentin dhe është normale të zemërohesh. Por unë do t’u rekomandoja të gjitha palëve të ruanin qetësinë. Nëse nuk ke një alternativë për ta zëvendësuar dhe për momentin kjo duket e vështirë, unë do të këshilloja që ai të qëndronte edhe një vit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit