Arrestohen ‘bosat’ shqiptarë të kokainës në Francë, 60 policë shkatërrojnë bandën e tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.06.2022, 19:08

Tetë shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë franceze pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se në operacionin për kapjen e shqiptarëve u përfshinë 60 policë të Chambéry dhe shqiptarët e arrestuar vepronin në zonën e Annecyt të Francës.

Këto arrestime u kryen si pjesë e një hetimi gjyqësor të hapur nga prokuroria e Annecy më 27 tetor 2021. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 17 mijë euro cash, 1 kilogram heroinë, 150 gr kokainë, produkt prerës dhe 4 automjete. 8 personat e arrestuar akuzohen për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, vepra të dënueshme me 10 vite burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit