Ky është 23-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Pejë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.06.2022, 09:14

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Qyshk të Pejës, ku si pasojë e një aksidenti të trafikut, humbi jetën një 23 vjeçar.

I riu që humbi jetën në këtë aksident është Albin Thaqi, i cili nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë “deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jasht rruge duke shkaktuar aksident trafiku.”Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë pa shenja jete, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit