‘Tigri merr helikopter të takojë dashnoren në Greqi, trupi i Bujar Nishanit erdhi me furgon nga Gjermania’

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.06.2022, 15:00

Më shumë se ironike, është tejet e trishtë pabarazia në Shqipëri midis popullit dhe qeveritarëve, nisur që nga privilegjet që u vesh pushteti e deri tek absurditetet më të vogla detajiste që këta persona që hanë paratë e popullit, përfitojnë.

Arkëmorti i presidentit të ndjerë Bujar Nishani ka përshkruar një rrugë me mijëra kilometra për ta sjellë trupin e pajetë të tij nga Gjermania në Atdhe.

I transportuar me furgon, arkëmorti ka përshkruar disa shtete, nisur nga Berlini e më pas mes për përmes Austrinë, Hungarinë, Serbinë e deri në Prishtinë ku më pas ka kaluar në Rrugën e Kombit për të mbërritur gjatë orëve të para të 31 Majit në kryeqytet.

Në pikën kufitare të Morinës, arkëmorti që mbante trupin e pajetë të presidentit është përshëndetur me nderime nga policia e Kosovës.

Astetet shtetërore shqiptare u përdhosën dhe çarteri qeveritar nuk iu vu në dispozicion presidentit të ndjerë, por është bërë pronë private e kryeministrit Rama dhe familjes së tij.

Një ish-president i cili me fjalë-urtësinë e tij nuk është përmendur kurrë për afera shtetërore apo korrupsion u çnderua në një formë të tillë nga shteti shqiptar.

Syri TV, shkruan se Edi Rama, me Lindën dhe Zahon fluturoi me avionin shtetëror ditën e shtunë drejt Parisit për të parë në stadium finalen e Champions League, por nuk e ka parë aspak të udhës që çarterin që paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë, ta vendosë në dispozicion të protokollit të shtetit, që po organizonte ceremoninë e funeralit, për ish-presidentin Bujar Nishani.

Ndërkohë një tjetër reagim ka ardhur edhe nga Kreshnik Osmani. Në një shkrim të ashpër ai shkruan se ish-kreu i shtetit nuk ka marrë asnjë kacidhe nga buxheti shtetëror për t’u kuruar dhe sasia e poshtërimit ndaj këtij gjesti të ulët nuk ka çmim!

Ndër të tjera ai hedh akuza edhe kundrejt Ahmetajt edhe Ramës për të cilët shkruan: Tigri i financave merr helikopter për të shkuar për ta takuar dashnoren në Kazinotë e Janinës dhe ka lënë pa mend policinë kufitare greke, ndërsa kreu i qeverisë lëviz me avion poshtë byth*s, ndërsa xhenazja e ish kreut të Shtetit vjen me furgon nga Gjermania në Tiranë.

STATUSI I PLOTË I KRESHNIK OSMANIT

Presidenti i ndjerë i Shqipërisë Bujar Nishani, është transportuar nga Spitali ne Gjermani ku ishte shtruar para ndarjes nga jeta, deri në Tiranë, me furgon dhe gazetari i njohur i Tiranës ka dëshmuar se nuk ka marrë asnjë cent nga Shteti për t’u kuruar në ditët e fundit të jetës. Në kohën e antishqiptarisë, nuk ka poshtërim më të lartë se të jesh shqiptar. Ky stil poshtërimi për ish kreun e Shtetit, pavarësisht e duam apo e urrejmë, biem dakord me të në politikë apo jo, është mesazh për sasinë e poshtërimit që do të duhet të përballojë cdo shqiptar që ngul këmbë të mos arratiset nga Shqipëria. Tigri i financave merr helikopter për të shkuar për ta takuar dashnoren në Kazinotë e Janinës dhe ka lënë pa mend policinë kufitare greke, ndërsa kreu i qeverisë lëviz me avion poshtë byth*s, ndërsa xhenazja e ish kreut të Shtetit vjen me furgon nga Gjermania në Tiranë. Imagjinoni vetëm kaq! Sa palë kufij ka kaluar furgoni, policitë respektive kanë parë dokumentat dhe i kanë thënë është ish Presidenti i Shqipërisë. Edhe nje shoqate bamiresie do t'ia kishte gjetur parate ta sjellin me dinjitet. E poshtëroftë Zoti dhe i mbuloftë turpi shtatë brezash kush i poshtëron shqiptarët!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit