Policia e Lezhës arreston taksistin që kërkoi të drejtën e tij

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 31.05.2022, 22:40

Policia e Lezhës ka arrestuar këtë të martë taksistin Lek Marlekaj, pas një proteste të mbajtur para bashkisë paradite.

Protesta u zhvillua nga taksistët e Lezhës, kundër një vendimi që në një festival që mbahet në Shëngjin këtë javë, taksistët nuk do të kenë të drejtë të çojnë njerëz në Shëngjin, dhe për këtë eveniment që sjellë mijëra turistë janë kotaktuar dy kompani nga Tirana.

Taksistët thanë se ata pas dy viteve të vështira për shkak të pandemisë, dhe pas dimrit, mezi presin që atje të shkojnë turistë për të siguruar të ardhurat e familjes, ndërsa kundërshtuan vendimin që ata të mos punojnë këtë javë.

Lek Marlekaj, taksist në Lezhë tha paraditen e së martës se nëse vendimi nuk ndryshon ata do të protestojnë duke bllokuar rrugën, madje ai paralajmëroi se mund të kishte edhe “grushte” ndërsa apeloi në mënyrë njerëzore policinë që të merrte masa, për të shmangur përplasjen.

Por jo vetëm që kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, nuk i takoi taksistët që i shkuan në zyrë, por policia i ka vënë prangat njërit prej taksistëve.

Kolegët e tij janë mbledhur pasditen e së martës përsëri në protestë duke kundërshtuar arrestimin e tij, pasi sipas tyre shteti jo vetëm që po i lë pa bukë, por edhe po ua mbyll gojën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit