Tragjedi në Tiranë/ Mbyten 2 fëmijë në liqenin e Prushit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.05.2022, 19:10

Një tragjedi e vërtetë raportohet të ketë ndodhur pak më parë në Liqenin e Prushit në Tiranë. Mësohet se dy fëmijë të vegjël të moshave 11 dhe 13 vjeç kanë humbur jetën. Ndërkohë polumbarët e RENEA-s janë në vendngjarje në kërkim të trupave.

Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18.00. Mësohet se disa fëmijë ishin duke u larë së bashku por dy prej tyre nuk arritën të dilnin dot. Policia ndërkohë mësohet se po pret mbërritjen e prindërve për të marrë të dhëna.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit