Taksisti i përgjumur humbi kontrollin e mjetit, viktima me nusen dhe nipërit do të iknin në Itali

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.05.2022, 11:10

Mëngjesin e sotëm në aksin Milot- Mamurras, një makinë Taxi ka dalë nga rruga duke u përplasur me një objekt dhe duke shënuar një viktimë. Mësohet se drejtuesi i mjetit Taksi ka qenë i përgjumur duke humbur drejtimin e mjetit e duke shkaktuar tragjedi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30, në afërsi të Mbikalimit të Sanxhakut, teksa në taksi ndodheshin viktima 56-vjeçare e identifikuar si Prena Gjetani, si dhe pasagjerët të tjerë, shtetasja A.Gj. 30 vjeçe nusja e të ndjerës dhe 2 nipërit e viktimës të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Familja po shkonte drejt Rinasit për të ikur në Itali.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit