Opozita e propozoi për president, reagon Dash Shehi: Nëse i pëlqej popullit opozitar le të më votojnë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.05.2022, 18:37

Deputeti Dashamir Shehi është emri i parë që Opozita ka propozuar për t’u votuar si Presidenti i ri i vendit. Kanë qenë deputetët Agron Duka dhe Fatmir Mediu ata që kanë propozuar emrin e Shehit si kandidat zyrtar ndërkohë së fundmi ka reaguar edhe vetë Shehi. Duke folur për mediat, ai ka falenderuar Agron Dukën dhe Fatmir Mediu që e propozuan, por tha se tashmë gjithçka është në dorën e kryeministrit Rama.

Janë të gjitha manovra përpara, nuk merremi ne me këtë. Ne kemi detyrimin për të propozuar një emër, unë i falënderoj, por kjo është një hipotezë politike. Në dorë e ka Rama. Të shohim kë do të propozojë PD e ndarë në dy pjesë. Nëse i pëlqej popullit opozitar le të më votojnë, por siç e thashë janë të gjitha manovra politike.

Kujtojmë se Dashamir Shehi do të votohet në raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit në 23 Maj, në Kuvend, por ende nuk dihet nëse do të ketë edhe mbështetjen e mazhorancës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit