SKANDALI/ Qytetari blen kosin e prishur të “Erzenit” tek “Big Market”, menaxherja: T’jap kos tjetër ose 30 lekëshin!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.05.2022, 18:19

Një qytetar nga Tirana ka shkuar sot në një nga supermarketet "Big Market" të Vullnet Sinaj dhe ka blerë kos të kompanisë “Erzeni”. Ai është shokuar kur ka parë që kosi ishte i prishur dhe për këtë ka shkuar që t'i kërkojë llogari menaxheres së "Big Market" që ndodhet tek sheshi "Wilson" në Tiranë.

Siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme, qytetari kërkon dëmshpërblim për produktin që ka marrë dhe jo kompensim, pasi nëse do e konsumonte, pasojat do të ishin të mëdha.

Ndërkohë menaxherja i përgjigjet se thjesht mund t'i japë një kos tjetër, ose lekët mbrapsht. Kjo e ka irrituar qytetarin, i cili ka paralajmëruar se këtë mund ta zgjidhë edhe me polici.

Në video dëgjohet edhe që menaxherja e Big Market ia hedh fajin kompanisë "Erzeni" të Isuf Begës, i cili ka furnizuar supermarketin me një mall, i cili është i prishur, por data e skadencës, shfaqet ndryshe.

Për më tepër ndiqni videon:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit