Motori doli nga rruga/ Humb jetën 23-vjeçari shqiptar, në gjendje të rëndë shoku i tij

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.05.2022, 14:03

Një aksident tragjik me një viktimë është regjistruar në Greqi.

Një motor ku udhëtonin dy të rinj shqiptarë, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një 23 vjeçar.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pefkochori të Halkidikit, në Greqi.

Aksidenti ka sjellë edhe një të plagosur i cili ishte pasagjeri, konkretisht një 19 vjeçar nga Shqipëria, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të zbardhur ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit