Rrihet me shkop 69-vjeçarja nga burri 73-vjeçar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.05.2022, 10:18

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar dje rreth orës 18:00 në rrugën ‘Hysni Ramaj’ në Pejë.

Një 69-vjeçare është detyruar që të kërkojë ndihmën e Policisë së Kosovës, për shkak të dhunës fizike që përjetoi nga bashkëshorti i saj 73-vjeçar. Ajo ka deklaruar se 73-vjeçari e kishte rrahur atë me shkop e më pas dhunën e vazhdoi duke e kapur për flokësh e duke e ofenduar me fjalë të rënda, me ç’rast përpos dhunës fizike, viktima përjetoi edhe dhunë psikike.

Posa viktima denoncoi rastin në Polici, që të dy u shoqëruan në Stacion Policor për të dhënë deklaratat në lidhje me gjithë atë që ndodhi.

69-vjeçarja ka refuzuar të marrë tretman mjekësor, duke thënë se është në gjendje të mirë, teksa ka kërkuar që të kthehet në shtëpi, pasi që sipas saj, nuk ndihet e rrezikuar të vazhdojë bashkëjetesën me të dyshuarin.

Ndaj 73-vjeçarit, që Policia i gjeti edhe një armë gjuetie të cilën ia sekuestroi për shkaqe sigurie, prokurori ka urdhëruar të caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj tij iniciohet rast ‘Dhunë në familje’.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit