Pamje të rënda! Një qen i ngordhur në lumin Gjanica, era e rëndë ‘çmend’ fierakët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.05.2022, 22:08

Kafshët e ngordhura në lumin Gjanica në Fier janë kthyer në një problem shumë të madh për fierakët që kalojnë çdo ditë aty por kanë edhe shtëpitë pranë. Mace dhe qenë të ngordhur hidhen vazhdimisht në lumin e qytetit i cili në dy krahët e tij ka edhe shëtitore për qytetarët, fëmijët dhe të moshuarit. Por pavarësisht ankesave të shumta, bashkia e Fierit duket se s’ka ndërmend të marrë ndonjë masë për eliminimin e këtij problemi i cili gjatë verës bëhet edhe më shqetësues për shkak të erës së rëndë.

Një qytetar ka treguar për JOQ ALBANIA se në lumë se fundmi është hedhur nje qen i ngordhur dhe se era e rëndë nuk po durohet pasi pallatet janë pranë lumit.

Mesazhi i qytetarit:

Lumi gjanica esht hapur dhe nj erë shum e shemtuar. Te lutem shikojeni sa me shpejt se kemi pallatin ktu dhe nuk po e durojm dot eren e keqe/ Te mari masa shteti jon i “mrekullueshem”

Pamjet nga lumi Gjanica mund t’i shihni këtu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit