Transportonin 5 tonë kokainë në muaj/ Vrasja e prokurorit “çmonton” bandën e shumëkërkuar, mes tyre një shqiptar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.05.2022, 21:21

Këtë të martë, autoritetet kolumbiane kanë raportuar se si rezultat i një operacioni në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe Paraguajin kanë arrestuar 17 persona të kërkuar nga nëntë vende për trafik droge, pastrim parash dhe krime të tjera. Sipas gjeneralit Jorge Vargas, drejtor i Policisë Kombëtare Kolumbiane, 12 shtetas kolumbianë, dy venezuelianë, një italian, një dominikan, një holandez dhe një shqiptar janë arrestuar në operacionet e kryera në Bogota dhe shtatë qytete të tjera nga Kolumbia. Të arrestuarit janë: Kliton Dega, Diego Mauricio Blanco, Babel Serge, Joham Patiño, Alberto Rodríguez, Alejandro Puig y Edison José Ruiz Martínez.

Këta persona dyshohet se koordinonin dërgimin e kokainës në disa shtete përmes anijeve të mallrave. Lënda narkotike fshijej në ngarkesa ushqimesh, pajisje për farmaci, materiale ndërtimi e të tjera. Operacioni u krye në kuadër të një bashkëpunimi midis qeverive të Kolumbisë, Shteteve të Bashkuara dhe Paraguajit, me ndihmën e Interpolit dhe Europolit, pas vrasjes së prokurorit Marcelo Pecci, një prokuror paraguaian i specializuar në luftë kundër krimit të organizuar.

Autoritetet kolumbiane thonë se një nga 17 të arrestuarit është Diego Mauricio Blanco, kreu i dyshuar i "Clan Rocha", i konsideruar si një nga organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës në Brazil, i lidhur me grupin kriminal brazilian First Capital Command, aktivitetet e të cilit në Paraguaj ishin hetuar nga prokurori Pecci.

Drejtuesi kryesor i kësaj organizate ishte Luis Carlos Rocha, i cili u kap në vitin 2017. Sipas autoriteteve kolumbiane, grupi kishte kapacitetin për të prodhuar dhe dërguar gati pesë tonë kokainë në muaj në Shtetet e Bashkuara, Afrikë dhe Evropë nga Bolivia, Peruja dhe Kolumbia. Në rastin e Blanco-s, ai dyshohet se ka marrë pjesë në një rrjet që ka kryer 23 fluturime me nga 400 kilogramë kokainë secili për “Clan Rocha” të Brazilit.

Të arrestuarit në Kolumbi po kërkoheshin në Itali, Peru, Spanjë, Belgjikë, Portugali, Republikën Domenikane, Brazil, Panama dhe Argjentinë. Procesi i kryer nga autoritetet kolumbiane fokusohet "për momentin" në pastrimin e parave dhe aktivitetet e trafikut të drogës që lidhin jo vetëm "Clan Rocha" por edhe grupe kriminale si Red Corona e Republikës Domenikane, grupi Los Bruno nga Peruja. , grupi NL nga Holanda dhe organizata mafioze 'Ndanghreta nga Italia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit