Mbytet në det 23-vjeçari: Po rikrijonte pozën ikonike të Titanikut me të dashurën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.05.2022, 20:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Turqi. Mediat lokale bëjnë me dije se një 23-vjeçar është mbytur në det pasi bashkë me të dashurën e tij po përpiqej të rikrijonte pozën ikonë të filmit Titanik. Ngjarja ka ndodhur në skelën e Marinës së Izmit dhe pasi kishin pirë alkool, Furkan Çiftçi dhe e dashura e tij Mine Dinar kanë hipur skajin e skelës së varkës për të shkrepur foton. Por në atë moment të dy kanë rënë në det dhe ka qenë një peshkatar i zonës ai që ju ka shkuar në ndihmë.

Vajza e re arriti të dilte në breg me ndihmën e një shkopi ndërsa i dashuri i saj u zhduk në det. Pas denoncimit të situatës në Qendrën e Thirrjeve Emergjente, në vendngjarje kanë shkuar ekipe shëndetësore, zjarrfikëse dhe policore. Ndërsa Mine Dinar është nxjerrë nga uji dhe është dërguar me ambulancë në spital, nga polumbarët e zjarrfikësve ka nisur një operacion kërkimi për Furkan Çiftçin. Pas rreth dy orësh kërkim është gjetur trupi i pajetë i Furkan Çiftçit.

Mine Dinar ka thënë në polici se pasi kanë pirë alkool, ajo dhe i dashuri i saj Furkan Çiftçi kanë hipur në anije për të pozuar si te “Titanic” por kanë humbur ekuilibrin dhe kanë rënë në det.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit