Gjendet e shtrirë në tokë, Policia shpëton qytetaren nga ngufatja

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.05.2022, 18:55

Zyrtarët policor sot kanë ndihmuar një e cila ishte në rrezik pasi gjendja e saj shëndetësore ishte e rëndë.

Policia thotë se falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policor, është shpëtuar nga ngulfatja një qytetare nga Vushtrria.

Sipas PK-së, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri, kur dy zyrtarë policorë kanë vërejtur një qytetare e shtrirë në rrugë me gjendje të përkeqësuar shëndetësore të cilës iu kishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

“Reagimi i shpejtë i dy zyrtarëve policor në ofrim të ndihmës së parë ka bërë që qytetares të i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngulfatja dhe ta kthejnë në gjendje stabile.

Pas normalizimit të gjendjes shëndetësore – qytetarja, ka falënderuar zyrtarët policor për ndihmën e dhënë dhe veprimet e ndërmarra”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit