Aksidenti i rëndë në Dhërmi/ Përplasen betonierja dhe kamioni, ka të plagosur

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17.05.2022, 16:49

Një aksident i rëndë është regjistruar së fundmi në Dhërmi. Mësohet se një kamion dhe një betoniere janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë kanë përfunduar pranë resorteve luksoze në zonë.

Deri më tani mësohet se një prej shoferëve është plagosur rëndë. Ai ka dëmtime në gjymtyrë.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit ekzaktësisht, por dyshohet se mjetet e rënda kanë qenë me shpejtësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit