Kjo është nëna që po ia kërkon burrit 10 mijë euro për t’i kthyer fëmijët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.05.2022, 15:53

Një qytetar në Obiliq ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij, shtetase e Shqipërisë ka marrë dy vajzat e tyre dhe është larguar nga vendi.

Sipas tij, ajo ka kërkuar nga burri të paguajë mijëra euro për t’ia kthyer fëmijët e tyre në shtëpi.

Sipas gazetës "Sinjali", gruaja që i ka dhënë ultimatum burrit për t’ia kthyer fëmijët me të cilët u largua nga shtëpia është Donika Dauti, 27-vjeçare.

Në dëshminë e burrit të saj, të dhënë në Polici thuhet se ajo ka disa muaj që ka ikur nga shtëpia e tyre në Siboc të Obiliqit, bashkë me fëmijët, të cilët nuk po ia lejon t’i shoh, pa i dhënë një shumë të majme parash.

Ai ka thënë se gruaja është bërë ‘e gjallë’ para dy ditësh, duke kërkuar para për ti kthyer fëmijët.

Në deklaratën e burrit, të dhënë në stacion policor, thuhet se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia para katër muajsh dhe me vete ka marrë fëmijët njërin 3-vjeç e tjetrin 6-muajsh dhe që nga ajo kohë ai nuk i ka parë e as dëgjuar për fatin e tyre, deri dje kur gruaja e tij e kontaktoi.

Ai ka përshkruar në detaje bisedën e zhvilluar me të, gjatë ditësh së djeshme, kur mbeti i shokuar dhe i frikësuar kur gruaja ia kërkoi shumën e parave prej 10 mijë euro për t’i kthyer vajzat në shtëpi dhe në rast se i njëjti nuk e ‘paguan’, atëherë s’do t’i shoh më me sy të bijat e tij.

Për shkak të frikës se gruaja mund të bëjë ndonjë veprim të ulët dhe për të parandaluar një të keqe më të madhe që mund t’i ndodhë, burri ka deklaruar se është i gatshëm që ta ndihmojë Policinë në çdo formë, që të merren të gjitha veprimet e nevojshme që t’i kthejë fëmijët e tij në shtëpi dhe jo të pësojnë ata për shkak të problemeve me bashkëshorten e tij.

Policia është vënë në veprim dhe ka nisur hetimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit