Pajtohen familjet që ishin në hasmëri për 17 vjet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.05.2022, 14:51

Hasmëria është një plagë e madhe në popuill tonë. Ka shumë raste kur vrasja është pasuar nga një vrasje tjetër dhe hasmëria ka zgjatur ndër vite.

E tillë është edhe kjo histori.

Ishte viti 2005, kur për shkak të një mosmarrëveshje, në fshatin Bajçinë kishte ndodhur një vrasje, e cila për 17 vjet me radhë i kishte lënë në hasmëri dy familje nga Podujeva.

Familjet Gjata dhe Gashi, kanë gjetur forcën për t’u pajtuar mes vete dhe këtë ngjarje t’ia lënë të kaluarës.

Kjo gjë ka shkaktuar gëzim të madh jo vetëm të dy familjeve, por për të gjithë ata që e kanë ditur këtë ngjarje.

E dy familjarë, njëri i familjes Gjata, e tjetri i familjes Gashi, me t’u pajtuar, kanë dhënë një mesazh të fuqishëm për ta gjithë neve.

Urimi i tyre është që ngjarja që u ka ndodhur atyre, mos të përsëritet asnjëherë tek asnjë familje shqiptare.

Deklaratat e plota mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit