Humbi jetën bashkë me kolegun pas rrëzimit të kamionit në Vlorë, ky është viktima Klajdi Kaja

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.05.2022, 12:36

Gjatë ditës së djeshme në aksin Orikum-Kaninë, si pasojë e rrëzimit të një kamioni humbën jetën dy të rinj. Aksidenti ndodhi në Bypassin e Vlorës, teksa viktimat janë njëri me origjinë nga Kavaja dhe tjetri nga Lushnja, të moshave 28 dhe 32 vjeç. Bëhet fjalë për shtetasit Armand Beu dhe Klajdi Kaja.

Bëhet e ditur se Kaja ishte kryetar forumi rinor te FRPD Shtëpia E Lirisë, në NJ.V. Bubullim Lushnje, ndërsa kamioni me të cilin ai dhe kolegu i tij po punonin, ka përfunduar i shkatërruar, për shkak të peshës së madhe të inerteve që ishte duke transportuar.

Mësohet se kamioni do t'i nënshtrohet ekspertizës, për të pasur një version zyrtar për arsyet e aksidentit fatal, teksa një nga dyshimet lidhet me faktin se mjeti të ketë dalë nga rruga në momentin kur zbriste nga Kanina drejt Orikumit, por nuk përjashtohet edhe ndonjë defekt i mundshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit