Mbante 50 kg kokainë të fshehur mes qymyrit, anija e kompanisë gjermane u nis 1 muaj më parë nga Kolumbia

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.05.2022, 11:46

Anija në foto i përket kompanisë gjermane, “Unistream GMHB &CO KG”, në të cilën u sekuestrua 50 kg kokainë të fshehur mes qymyrit. Droga kishte si destinacion portin e Durrësit, ndërsa anija që transporton qymyr mbante të fshehur në 53 pako, lëndë narkotike kokainë.

“Unistream GMHB &CO KG”, ka në total 27 anije, teksa bëhet e ditur se droga e gjetur sot në anije ishte futur mes qymyrit dhe policia u sinjalizua nga partnerët ndërkombëtarët më pas operacioni është kryer nga Task forca e Durrësit.

Anija ishte nisur nga Barranquilla në Kolumbi në 26 prill dhe është ankoruar në Portin e Durrësit një ditë më parë. Kokaina është kapur në hambarin e anijes "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Anija po transportonte 6500 ton qymyr, ndërsa kishte të fshehur në brendësi dy çanta me lëndë narkotike, kokainë dhe ka një kapiten rus dhe e ka bërë më parë këtë rrugë, por deri më tani nuk raportohet për të ndaluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit