Plagosi ish-kandidatin e PS në Durrës te lokali i Noizyt, publikohet foto e autorit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.05.2022, 11:03

Më 16 maj 2022, te lokali i reperit shqiptar Noizy, mbeti i plagosur me tre plumba në këmbë, ish-kandidati i PS, Durrës, Ardit Kërtusha.

Personi që shihni në foto është autori që dyshohet se qëlloi me armë zjarri Ardit Kërtusha. Siç shihet edhe në foto, autori ende i paidentifikuar është i veshur me një bluzë ngjyrë të kuqe, kapelë, kufje dhe çantë në shpinë.

Pas ngjarjes, policia njoftoi se plagosja me 3 plumba e 31-vjeçarit ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit pa përcaktuar më tej detaje, por vetë Kërtusha ka deklaruar se polica gënjen dhe se atij i është bërë atentat me dy pistoleta.

Ish-kandidati për kreun e PS po qëndronte në ambientet e lokalit të reperit, kur papritur ndaj tij është hapur zjarr me pistoletë. Ardit Kërtusha, që rezulton se ka mbajtur disa poste drejtuese në administratën lokale në Durrës, në vitin 2020 kandidoi për drejtimin e degës së Partisë Socialiste, teksa para zgjedhjeve të 25 prillit, iu bashkua PD.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit