Vrau gruan 19-vjeçare dhe fajësoi shqiptarët, prindërit e Caroline: Nuk do ta shohë më vajzën e tij

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.05.2022, 10:23

32-vjeçari Babis Anagnostopulos, me profesion pilot vrau gruan e tij 20-vjeçare Caroline Crouch në gjumë në sy të foshnjës së tyre dhe për një muaj rresht mashtroi policinë duke thënë se kishin rënë pre e një grabitjeje në shtëpinë e tyre në Glyka Nera. 33-vjeçari mori 16 vjet dënim për vrasjen e bashkëshortes 19-vjeçare dhe 11 vite e 6 muaj për vrasjen e qenit dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës.

Sipas medieve të huaja, Babis i cili u mundua po ashtu që të mbulojë ngjarjen duke fajësuar shqiptarët, do të vuajë vetëm 18 vjet e 6 muaj burg. Ndërkohë prindërit e 20-vjeçares britanike janë shprehur se 27-vjeçari nuk do ta shohë më vajzën e tij Lydia. Babai i Caroline Crouch, David tha se 34-vjeçari me shumë mundësi do të bëhet një “njeri i humbur” i mbyllur në një burg famëkeq, si ai i Korydallos.

Babai i Caroline Crouch, David:

Kur ai ta përfundojë dënimin, që shumë njerëz mendojnë se nuk do t’i mbijetojë, do të jetë një njeri i ndryshuar, një njeri i thyer, shumë më i vjetër se mosha e tij e vërtetë. Tani që fati i tij është vendosur, Susan dhe unë mund të vazhdojmë. Kam ndërmend të ndryshoj emrin e Lidias me atë të nënës së saj, në mënyrë që ajo të mos lidhet kurrë me këtë krijesë të urryer. Do të sigurohem që ai kurrë të mos e shohë vajzën e tij ose të ketë ndonjë kontakt me të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit