Gruaja merr vajzat dhe ikë në Shqipëri, i kërkon burrit 10 mijë euro që të kthehet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.05.2022, 09:17

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës u raportua edhe një rast i çuditshëm. Zënkat familjare siç duket kanë tejkaluar limitet.

Një qytetar në Obiliq ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij, shtetase e Shqipërisë ka marrë dy vajzat e tyre dhe është larguar nga vendi.

I njëjti ka theksuar se e dyshuara i ka marrë dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri, e për t’i sjellë fëmijët në Kosovë nga viktima ka kërkuar 10 mijë euro.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, i ka marr dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri dhe për ti sjellë fëmijët në Kosovë nga viktima i ka kërkuar 10000 (dhjetë mijë) euro. Rasti është duke u hetuar”, thekson raporti i policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit