“Baba i 4 fëmijëve dhe korrekt me detyrën”, ky është polici që humbi jetën dje në Lezhë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.05.2022, 22:07

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Pashk Delia, polici i burgut të Shënkollit i cili humbi jetën ditën e djeshme në Lezhë. 40-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motorr kur ka humbur kontrollin është përplasur me një shtyllë .

Mësohet se Delia ishte babai i 4 fëmijëve dhe ditën e djeshme ka qenë duke u kthyer nga varrimi i xhaxhait të tij kur është aksidentuar. Ka dyshime se shkak i aksidentit mund të ketë qenë pagjumësia. Në lidhje me ndarjen tragjike të tij nga jeta kanë reaguar edhe miq e familjarë të tij të cilët shprehen se Delia ishte një punonjës korrekt me detyrën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit