Mbi 30 mijë qytetarë dhe afro 10 mijë vetura kaluan kufirin gjatë fundjavës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.05.2022, 16:48

Fluks i madh i veturave dhe autobusëve është vërejtur gjatë kësaj fundjave në pikën kufitare në perëndim, ku përfshihet pika kufitare në Vërmicë e Morinë.

Sipas të dhënave nga policia për telegrafin, të premten dhe të shtunën kufirin Kosovë-Shqipëri e kanë kaluar afro 10 mijë vetura.

Gjatë këtyre dy ditëve policia ka regjistruar në dalje 777 kamionë, 315 autobusë, kurse ka kontrolluar mbi 30 mijë qytetarë të cilët kanë qenë me vetura, kamionë e autobusë duke shkuar drejt Shqipërisë.

Kujtojmë se javë më parë Shqipëria mori vendim për heqjen e masave kufizuese sa i përket situatës me koronavirus.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit