Burri në moshë ngacmon të miturën te Bulevardi i Ri: Hajde provoje, shife sa cm e kam!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.05.2022, 18:32

Janë të shpeshta ato raste ku burra goxha në moshë, me fëmijë, nipër e mbesa, ngacmojnë vajza të mitura. Një rast i tillë ka mbërritur pranë redaksisë së JOQ Albania, ku një person ka ngacmuar një vajzë 16-vjeçare te Bulevardi i Ri, ish-stacioni i trenit në Tiranë.

Në mesazhin audio të dërguar në redaksi dëgjohet se burri ngacmon vajzën duke i kërkuar që e mitura të kryej marrëdhënie seksuale me të, ndërsa fton të miturën të provojë dhe të masë organin gjenital të tij.

Vajza shokohet nga sjellja joetike e qytetarit, teksa e pyet për moshën dhe i bën të qartë që është 16-vjeçe duke i kujtuar se është shkelje ligjore ngacmimi i vajzave minorene.

Maniaku në moshë nuk kërkon falje, por vazhdon duke i thënë se nuk po e ngacmon, por thjesht po e pyet nëse do apo jo. E mitura vazhdon përsëri të theksojë që është shumë e vogël për pyetje të tilla, ndërsa i thotë të mos ngacmojë më asnjë vajzë tjetër minorene.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit