Brenda një thesi, gjenden sërish pula të ngordhura te “Rana e Hedhun”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.05.2022, 16:18

Vijon ende skandali në zonën e “Ranës së Hedhur”, në Lezhë, teksa edhe sot janë gjetur pula të ngordhura në bregun e detit.

Shpendët e ngordhura ishin futur në një thes, ndërsa dyshohet se ato janë se ato hedhur në lumë nga banorët dhe fermerët e zonës dhe më pas janë sjell nga dallgët e detit në breg.

Javët e fundit qindra mijëra shpendë në vend kanë ngordhur për shkak të gripit të shpendëve, teksa kjo nuk është hera e parë që pulat e ngordhura pushtojnë bregun e detit në Lezhë.

Edhe disa javë më parë, në të njëjtin bregdet u gjetën qindra pula të ngordhura, që u hoqën më pas nga autoritetet, por si duket kjo nuk ka bërë që skandali të ndalohet, por të ndodhë edhe njëherë brenda pak javësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit