Gjysmë-vëllai i vdiq mistershëm pas videos së Dubait, Sheiku i aeroportit të Kukësit bëhet President i Emirateve Arabe

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14.05.2022, 13:09

Udhëheqësi de fakto i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan u zgjodh president i UAE nga një këshill suprem federal ditën e sotme, duke forcuar sundimin e tij mbi prodhuesin e naftës OPEC, lojtarin kryesor rajonal, raporton Reuters.

Këshilli, i cili grupon sundimtarët e shtatë emirateve të federatës së Emirateve të Bashkuara Arabe, zgjodhi Sheikh Mohammedin, të njohur si MbZ, një ditë pas vdekjes së gjysmëvëllait të tij, Presidentit Sheikh Khalifa bin Zayed, i cili ishte gjithashtu sundimtar i Abu Dhabit.

"Ne e përgëzojmë atë dhe i premtojmë besnikëri atij ashtu si dhe popullit tonë...dhe i gjithë vendi do të ndjekë udhëheqjen e tij deri në lavdi," tha sundimtari i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum, i cili është gjithashtu zëvendëspresident dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe. një postim në Twitter.

MbZ, 61 vjeç, kishte vite që kishte pushtetin në një periudhë kur Sheikh Khalifa pësoi periudha të sëmundjes, duke përfshirë një goditje në tru në 2014.

Vdekja e mistershme gjysmë-vëllait të sheikut që mban emrin Aeroporti i Kukësit Zayed, erdhi menjëherë pas ngjarjes me videon skandaloze të Dubait.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit