Abazoviq: Do të bisedoj me Kurtin për tunelin Rozhajë-Pejë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.05.2022, 12:44

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se do të vazhdojë ndërtimi i rrugës Plavë-Deçan, teksa ka shtuar se ishte pala malazeze që nuk e kreu pjesën e saj. Ai shtoi se e sheh edhe më të rëndësishme hapjen e tunelit Rozhajë-Pejë për të cilën tha se do të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Projekti mes Palcës dhe Decait e shoh shumë strategjike. E shoh shumë strategjike. Një pjesë ishte punuar, pjesa e Malit të zi jo. Nuk është autostradë dhe nuk është shumë rrugë madhështore. Por do ta kontribuojë shumë edhe për turizëm. Do të jetë dritare edhe për tregti. Jo vetëm për njerëz shkojnë në Liqen për një ditë. Do të ketë perspektivë. Mendoj se do të na japë një komunikim shumë të mirë. Një projekt i thjeshtë”, tha ai në Klan Kosova.

“Mendoj se është me rëndësi të bëhet tuneli mes Rozhajës dhe Pejës. Është shumë me rëndësi dhe projekt i vjetër. Do të komunikoj me kryeministrin Kurti. Jam i sigurt që institucionet europiane do të kontribuonin në këtë projekt. Ndoshta jo të gjithën por në përqindje. Njerëzit nuk do të kishin nevojë të shkonin në një rrugë shumë të komplikuar, por të kalonin tunelin”, përfundoi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit