S’ka krizë për kosovarët: Çmimi i naftës po “fluturon”, por shumë qytetarë nisen drejt bregdetit shqiptar për vikend

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.05.2022, 10:54

Fundjava nisi me fluks të lartë mjetesh e qytetarë të Kosovës që kaluan në Pikën e përbashkët Kufitare të Morinit me destinacion Shqipërinë.

Policisë Kufitare i është dashur të punojë me procedure të përshpejtuar që prej orëve të para të ditës, duke shmangur radhët dhe qëndrimet e panevojshme në kufi.

Heqja e masave kufizuese të pandemisë prej 1 Majit jo vetëm që ka shmangur vonesat në kontrollet kufitare, por edhe ka rritur fluksin e qytetarëve që kalojnë në dy anët e kufirit.

Sipas policisë kufitare në orët e para të kësaj të shtune kanë hyre në Shqipëri më shume se 3260 automjete me rreth 6100 qytetarë. Bregdeti mbetet më i preferuari, por edhe qytetet e tjera turistike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit