Këta janë vëllezërit shqiptarë që i qëlluan sapo mbaruan iftarin, njëri vdiq tragjikisht

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.05.2022, 08:41

Pak ditë më parë, mediat lokale raportuan se në parkingun e një restoranti në magjistralen Ferizaj-Kaçanik pati të shtëna me armë mes një grupi të rinjsh.

Sipas informacioneve, ishte një larje hesapesh të mëparshme mes dy grupesh, ku për pasojë u përfshinë edhe dy vëllezër shqiptarë, ku njëri gjeti vdekjen tragjike dhe tjetri mbeti i plagosur rëndë.

Bëhet fjalë për Kastriot dhe Hasan Berisha. Ky i fundit mbeti viktimë e ngjarjes së rëndë duke mos mundur t’i bënte dot ballë plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Kastriot Berisha ndodhet i shtruar në QKUK në gjendje të rëndë për jetën, momentalisht i pavetëdijshëm.

Mësohet se palët e përfshira në ngjarje kanë të dyja të kaluar kriminale dhe janë emra të njohur për policinë, teksa sipas burimeve mësohet se motivi i sherrit ishte larja e hesapeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit