Kurti nga SHBA-ja për takimin në Bruksel: Serbia nuk do marrëveshje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2022, 20:19

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është deklaruar rreth dështimit të arritjes së një marrëveshje përfundimtare për çështjen e targave, e cila është diskutuar sot në takimin mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq.

Kurti tha se, Serbia nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje, sepse sipas Kurtit, Bislimi ka qenë edhe kreativ por edhe konstruktiv.

“Unë nuk e kam ndjekur përse afërmi procesin e fundit të bisedimeve për targat, por besoj që ndërmjetësuesi Lajçak do ta shpjegoj se cila pale nuk ishte konstruktive, unë për vete nuk kam dilema. E di që kyrenegociatori ynë, Besnik Bislimi ka qenë edhe konstruktiv edhe kreativ, por qartazi Beogradi s’është i interesuar të ketë marrëveshje. Ndërkaq ne nuk duam asnjëherë ta vëmë në pikëpyetje parimin e reciprocitetit. I takon ndërmjetësit, që ta sqaroj sepse konkretisht nuk u arrite marrëveshja, e cila ka qenë mjaft afër”, ka thënë Kurti në RTK.

Tutje ai tha se, Serbia i ka shtuar agresivitetin ndaj Kosovës, sepse Kosova po përparon e kjo e pengon Serbinë.

“Presidenti i Serbisë është duke shtuar agresivitetin ndaj Kosovës, dhe unë besoj që kjo ka të bëjë me suksesin e Kosovës. Ne po përparojmë ne te gjitha fushat, e kjo i pengon atij. Ne e bëjmë punën tonë por duhet edhe kancelaritë perëndimor të i tregojnë Beogradit që nuk mund të vazhdojë kësisoj”, tha i pari i qeverisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit