Policia gjen gjilanasin të gjakosur e me dy brinjë të thyera në mes të rrugës në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2022, 15:39

Sot, rreth orës 09:00 të mëngjesit, është gjetur një person i shtrirë në tokë, ën gjendje jo të mirë shëndetësore në lagjen Emshir të Prishtinës.

Mësohet se bëhet fjalë për një 53-vjeçar nga Gjilani, i cili u gjet në mes të rrugës i gjakosur e me dy brinjë të thyera.

Pas marrjes së informatës, një njësi policor ka intervenuar, me ç’rast është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe mbledhja e informacioneve për rrethanat e rastit.

Burimet e sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se viktima ka marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve që ka pësuar dhe nga aty është përcjellur në stacion policor për t’u intervistuar.

Lidhur me këtë ngjarje, motivet e së cilës ende nuk dihen, prokurorja kujdestare ka urdhëruar inicimin e rastit si “lëndim i rëndë trupor”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit