20-vjeçari nga Drenasi e inskenoi rrëmbimin si në filma

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2022, 11:57

I riu nga Drenasi, i cili pasi u raportua në Polici si i rrëmbyer, rezultoi se e kishte inskenuar vetë gjithë ngjarjen.

Rasti u zbulua pas denoncimit të nënës së të riut, nga fshati Nekoc i Drenasit, e cila njoftoi Policinë se dikush ia ka rrëmbyer të birin. Për të gjurmuar rastin dhe zbuluar rrethanat e ngjarjes, Policia është vënë menjëherë në veprim për të hetuar rastin.

Sipas informatave të para, Njësia e Hetimeve rajonale ka arritur të lokalizojë vendndodhjen e të riut që u ‘rrëmbye’ dhe nuk dihej asgjë për fatin e tij. Sinjali mëson se i riu A.G., i moshës 20-vjeçare u gjet në parkun e qytetit në Malishevë.

Njësia policore ka bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, ku ka sekuestruar edhe disa prova materiale, në mesin e të cilave edhe një shirit ngjitës, me të cilin dyshohet se i riu ka lidhur veten dhe ka bërë fotografi, të cilat më pas ia ka dërguar nënës për të ia ‘dëshmuar’ se e kanë rrëmbyer, raporton Gazeta Sinjali.

Në bazë të veprimeve hetimore që ka ndërmarrë Policia, rasti është inskenuar nga 20-vjeçari i cili ngarkohet me veprën penale “lajmërim apo kallëzim i rremë”.

Policia ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku pas intervistimit, Prokurori i Krimeve të Rënda ka urdhëruar ndalimin e tij prej 48 orësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit